Integrimi
Kapen tregtarët kosovarë me drogë në operacionin “Mekaniku”
Operacioni i emërtuar “Mekaniku” (origjinal, në gjuhën shqipe!) ka zbuluar grupin kosovar të cilit i ngarkohet tregtia me drogë me vlerë prej 900 mijë eurosh
Policia austriake njofton për suksese të saj në zbulimin dhe kapjen e tri rrjeteve të mëdha kriminele nga vende të ndryshme të Ballkanit. Mediet e atjeshme i japin publicitet të madh këtyre zhvillimeve dhe shkruajnë gjerësisht për to. Bëhet fjalë për zënien e një grupi tregtarësh me drogë nga Kosova, një grupi plaçkitësish të argjendarive nga Serbia dhe një grupi tjetër tregtarësh me armë nga Bosnja. Të gjitha këto grupe një pjesë të krimeve të tyre i kishin kryer në Austri ose Austrinë e kishin si destinacion të fundit të “veprimtarisë” së tyre.
Operacioni i emërtuar “Mekaniku” (origjinal, në gjuhën shqipe!) është marrë me grupin e drogës nga Kosova. Pas një bashkëpunimi intensiv në mes të policive të Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Kosovës është kapur banda prej katër personave në Schandorf. Te ata është gjetur 88.3 kilogramë drogë e tipit kanabis që në tregun e zi do të kushtonte rreth 900 mijë euro, shkruan agjencia austriake e lajmeve apa.
Njerëzit e përfshirë në këtë biznes, në mesin e të cilëve edhe një baba me të birin e tij 18 vjeçar, në një punëtori automekanike në Prishtinë e kanë futur kanabisin në vetura të vjetra dhe me to është bartur droga në gjithë Eropën. Aq mirë e kanë paketuar (me vakuum) sa që as qentë gjurmues të policisë nuk kishin mundur ta nuhatin. Vetëm përgjimet e telefonatave, të bëra për një kohë të gjatë, kanë bërë të mundur zbulimin e bandës dhe pastaj edhe çmontimin e dyshemeve të dyfishta të veturave ku ata kishin fshehur drogën.
Se grupi nga Kosova ishte i “kalibrit të lartë” tregon mjaft edhe ky fakt: për të bërë shpërndarjen e drogës, ata kishin marrë me qira një punëtori automekanike në Schandorf. Për këtë punëtori ata i kishin paguar pronarit përnjëherë dhe paraprakisht 300 mijë euro. Ky i fundit nuk dinte për bizneset e qiramarrësve të tij.
Më 11 prill policia goditi grupin duke arrestuar katër persona, tre kosovarë dhe një shtetas të Serbisë. Tri javë para kësaj, në Kosovë ishte konfiskuar një sasi prej 110 kilogramësh drogë që i atribuohet po këtij grupi.
“Tifozët” e Partizanit të Beogradit plaçkitin stoli me vlerë prej milionash euro
Në një aksion tjetër policia austriake ka kapur bandën serbe, e cila, nën maskën e grupit të tifozëve të futbollit të klubit serb “Partizan” kishte plaçkitur disa shitore të stolive të shtrenjta nëpër Vjenë. Grupi me emrin “Alcatraz” ka vepruar në stilin e bandës së njohur serbe për plaçkitje të argjendarive “Pink Panter”.
Të arrestuar po mbahen 45 “tifozë”, të cilët kane grabitur stoli që vlejnë me miliona euro. “Preja e vjedhur është përdorur veç tjerash edhe për mbulimin e shpenzimeve të rrugës së tifozëve në ndeshet jashtë vendit të Partizanit të Beogradit, thonë në policinë austriake.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës