Integrimi

152 kg. marihuanë në autobusët nga Kosova, e fshehur në mobile

Gjithsej janë zënë 152 kilogramë marihuanë, vlera në treg e të cilës është rreth 1.9 milion franga

Në periudhën nga fillimi i dhjetorit të vitit 2013 deri më 12 janar 2014 nga Kosova në Zvicër ishte transportuar marihuana e paketuar në pjesë mobilesh, të cilat pastaj janë transportuar me autobus udhëtarësh për në Zvicër. Dërgesa e fundit kishte ardhur më 12 janar, me ç`rast droga ishte futur në tavolina salloni dhe ishte ndarë ë dy autobusë.

Autobusi i parë është ndaluar dhe kontrolluar nga rojat e kufirit dhe Policia e Kantonit të Tesinës në vendkalimin kufitar në Chiasso, ndërsa i dyti është ndaluar në Lucern. Gjithsej janë zënë 152 kilogramë marihuanë, vlera në treg e të cilës është rreth 1.9 milion franga. Policia e Lucernit ka arrestuar tre persona të cilët kishin ardhur t`i merrnin “mobilet”, shkruan Neuer Luzerner Zeitung, në versionin elektronik.

Tregtia me marihuanë ishte organizuar nga Kosova ndërsa ndaj personave të dyshuar se kanë dirigjuar me këtë tregti janë shpallur fletarrestimet.

Hetimet është duke i drejtuar Prokuroria e Përgjithshme e Lucernit.