Bota
Seriali që rriti turizmin me 40 %
Menjëherë pas përfundimit të “Game of Thrones”, HBO doli në skenë me një fenomen të ri, që mban emrin “Chernobyl”.
Seriali më i ri i HBO ka thyer çdo pritshmëri dhe çdo rekord të mundshëm, duke marrë veç audiencës edhe vlerësimet maksimale nga kritika.
Seriali që është kthyer në hitin e momentin në botën e televizionit tregon historinë e vërtetë të katastrofës bërthamore të 1986-ës. Ashtu siç ndodhi me qytetin e Dubrovinik në Kroaci me “Game of Thrones”, po ndodh edhe me Chernobyl, me numrin e turistëve që është rritur ndjeshëm në qytetin fantazmë, ‘Scan’.
Sipas një agjencie turistike në vend, kërkesat dhe prenotimet për të vizituar qytetin janë rritur me 40% që prej fillimit të serialit, në muajin maj, përcjell albinfo.ch.
Një tur ka një kosto mesatare prej rreth 100 dollarësh për person. Zona rreth e rrotull fabrikës i ngjason një skene post-apokaliptike, dhe për këtë edhe interesi i vizitorëve është mjaft i lartë. Edhe agjenci të tjera turistike flasin për një rritje të çuditshme të numrit të turistëve, me rreth 30-40% që prej fillimit të serialit.
Madje, një prej agjencive, ofron një tur të veçantë për të gjitha vendet që shfaqen në serial, përfshirë edhe bunkerin ku merret vendimi për të mos evakuuar banorët pas shpërthimit. Aksidenti fatal shkaktoi 31 viktima menjëherë, ndërkohë që mijëra të tjerë vdiqën më pas. Sipas një studimi bjellorus, numri total i viktimave të shkaktuara nga “Chernobyl” përllogaritet në 115 mijë, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë flet për 9 mijë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit