Gjuha

U mbajt Konkursi i Diturisë për nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër

Në këtë konkurs pjesëmarrës ishin nxënës nga kantonet e Zyrihut, Gjenevës, Vaudit dhe Jurës

Sot pasdite, në Safnern të Kantonit të Bernës, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Zvicër, organizoi Konkursin e Diturisë (garën për nxënësit e shkollave shqipe). Kjo Garë (e përvitshme) u financua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës.

Në këtë konkurs pjesëmarrës ishin nxënës nga kantonet e Zyrihut, Gjenevës, Vaudit dhe Jurës, shkruan në një postim në fb, Mirela Duka Xoxi, nga LAPSH.

 

Me këtë rast, Nexhat Maloku, si kryetar i LAPSH-it përshëndeti të pranishmit, duke i falënderuar ata për pjesëmarrjen. Një falenderim i veçantë ishte për zotin Nuhi Gashi, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës.

Zoti Nuhi Gashi pas fjalës së tij përshëndetëse, sqaroi dhe mënyrën e zhvillimit të Garës (pyetjet ishin të përgatitura prej tij), transmeton albinfo.ch.


Nxënësit konkuruan në tre nivele. Në fillim garuan nxënësit e nivelit të parë (nxënës nga klasa e parë deri në klasën e tretë).
Më pas vijuan nxënësit e nivelit të dytë e të tretë.


Në fund të konkursit u ndanë çmimet, përkatësisht nxënësit që zunë vendin e parë morën nga 40 Franga secili, nxënësit që zunë vendin e dytë morën nga 30 Franga secili, dhe nxënësit që zunë vendin e tretë 20 Franga secili. 


Në mes të konkursit gjithë të pranishmit patën kënaqësinë të hanë një drekë së bashku.