Shkurt.ch

Statistikat: Popullsia e Zvicrës me sfond migrimi

Kosovarët janë në vendin e gjashtë me 77 mijë. Gjeneratës së parë i takojnë 69 mijë persona dhe 3 mijë gjeneratës së dytë

Zvicra është e njohur për numrin e madh të huajve, apo edhe atyre që kanë sfond migrimi dhe tani kanë marrë nënshtetësinë zvicerane. 

2’647’000 persona janë në Zvicër me sfond migrimi apo 37 % e popullsisë mbi moshën 15-vjeçare, shkruan albinfo.ch. 

Prej kësaj popullsie, 958,000 janë shtetas zviceranë. Në përmbledhje, më shumë se një e treta e banorëve kanë rrënjë jashtë vendit.  

Zvicra është një shembull kryesor i integrimit të suksesshëm.  

Popullsia e Zvicrës pa sfond migrimi është 4 396 000 ose 61.8 % e popullsisë. Popullsia me sfond migrimi është 2 647 000 ose 37.2 %. Prej tyre 958 000 janë zviceranë, 863 janë të natyralizuar dhe 1 689 000 janë të huaj. 

513 mijë persona i takojnë gjeneratës së dytë, 347 mijë janë zviceranë dhe 166 mijë të huaj, shkruan tutje albinfo.ch. 

Në vendin e parë të atyre që kanë sfond migrimi janë zviceranët me 936 mijë. Në vendin e dytë janë italianët, pastaj gjermanët, portugezët e francezët.  

Kosovarët janë në vendin e gjashtë me 77 mijë. Gjeneratës së parë i takojnë 69 mijë persona dhe 3 mijë gjeneratës së dytë.