Shëndetësi

Hematologët ndërkombëtarë, në konferencë të përbashkët në Prishtinë

Në Prishtinë po mbahet Konferenca e parë Ndërkombëtare e Hematologjisë, ku po marrin pjesë ekspertë të fushës së Hematologjisë nga Italia, Turqia, Kroacia, Bosnja, Shqipëria dhe Kosova, transmeton albinfo.ch.
Në këtë konferencë shkencore, e cila është organizuar nga Asociacioni i Hematologëve të Kosovës, po diskutohet për temën “Trendet e reja të trajtimit të sëmundjeve malinje në Hematologji”.

Kreu i Asociacionit të Hematologëve të Kosovës, Prof.Dr.Emrush Kryeziu, ka folur për rëndësinë e kësaj konference.

“Motoja e kësaj konference është që të vetëdijesohen organet kompetente dhe stafi profesionist se ka ardhur koha që edhe kjo lëmi e rëndësishme kombëtare të ecë në hap me botën e qytetëruar”, tha ai.

Organizatorët u shprehen të kënaqur me diskutimet që po zhvillohen në konferencë.

Konferenca është e hapur për pjesëmarrje edhe të specialistëve të fushave të tjera të mjekësisë si dhe mjekë të rinj. Gjithashtu konferenca ka qenë e hapur për media.