Kinema

Publikohet trajleri i dokumentarit “Honeyland” i financuar nga Zvicra

Është publikuar trajleri i ri i filmit dokumentar “Honeyland” i punuar nga Ljubomir Stefanov dhe Tamara Kotevska.

Ambasada e Zvicrës në Maqedoni ka publikuar trajlerin e ri të këtij dokumentari duke shprehu kështu përgëzime për artistët maqedonas, transmeton albinfo.ch.
“Ne jemi të kënaqur kur shohim këtë film dokumentar të mbështetur nga shteti ynë e të prodhuar nga një ekip artistësh të rinj dhe të talentuar nga Maqedonia e Veriut, që kanë marrë çmime në shumë festivale ndërkombëtare të filmit”, thuhet shkurt në njoftimin e ambasadës, të cilit ia kanë bashkangjitur trajlerin.

Dokumentari rrëfen për një tregim etnografik të një bletareje të vetmuar.

Hatidze personazhi kryesor është nga komuniteti turk.
Ajo jeton në një fshat pothuajse të braktisur maqedonas, me nënën e saj 85-vjeçare gjysmë të verbër.
Mbajtja e traditës si vajza e fundit që mbijeton, Hatidze kujdeset për nënën e saj duke sakrifikuar kështu vetën.
Pjesë e këtij filmi dokumentar janë edhe Fejmi Daut dhe Samir Ljuma.

Kliko këtu për ta parë trajlerin e filmit