Kinema
SHBA – Rusi “luftë” edhe për filma
Seriali bazuar në shpërthimin e Çernobilit, fatkeqësia më e madhe bërthamore në botë, cilësohet si më i miri i vitit. Filmi “Chernobyl” është prodhuar nga kompania amerikane HBO dhe episodi i fundit i tij, mund të konsiderohet si më i frikshmi që kemi parë deri më tani, në përshkrimin sa më pranë realitetit për ngjarjen e rëndë të vitit 1986.
Por për rusët është e kundërta. Ata nuk janë të kënaqur me mënyrën si është trajtuar kjo katastrofë, pasi në film flitet kundër Bashkimit Sovjetik, për qëndrimin që mbajti ndaj incidentit bërthamor dhe për faktin se deklaroi që numri i viktimave ishte shumë i ulët krahasuar me atë real. Për këtë arsye, Rusia ka vendosur të kundërpërgjigjet. Katastrofa bërthamore do të trajtohet gjerësisht në një tjetër serial.
Incidenti radioaktiv i 1986 mendohet se u ka marrë jetën të paktën 4 mijë personave, ndërsa shumë të tjerë edhe sot vuajnë ende pasojat e tij për shkak të rrezatimit, që u përhap në një rreze të gjerë. Në vendin ku ndodhi tragjedia nuk ka më as bimë dhe as kafshë. Zona është shpallur e pabanuar dhe vizitohet vetëm nga turistët, shkruan TvKlan, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Baseli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë për tu nisur, në...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025