Integrimi
Kosovarja lind foshnjën në burg
Ajo ishte hedhur në lumë bashkë me djalin 4 vjeçar dhe tash po mbahej në burg për hetime. Askush veç avokates nuk dinte për shtatzëninë e saj
Një muaj më parë një nënë e re 24 vjeçare së bashku me të birin 4 vjeçar qe hedhur në lum (Limmat). Të dy kishin shpëtuar pa pasoja shëndetësore, por nëna ishte marrë në paraburgim. Ajo po hetohej nga prokuroria se rrëzimi nuk ishte aksident por ishte bërë me qëllim për të mbytur të birin, ose për të bërë vetëvrasje të përbashkët. Por, për të dëshmuar cilindo variant mungojnë dëshmitarët. Burgu hetues kosovares i përfundon më 17 prill.
Por ndërkohë, javën që shkoi u mor vesh se ajo ishte shtatzënë në muajin e fundit. Pak ditë më parë ajo, duke qenë në burg, solli në jetë një foshnjë.
Siç shkruan gazeta NZZ, gjatë marrjes në pyetje të enjten e kaluar, asaj iu paraqitën papritmas dhimbje. Avokatja e gruas i kishte njoftuar vetëm një ditë më parë autoritetet e burgut se klientja e saj ishte shtatzënë. Sipas saj, vetë kosovarja kishte shprehur dëshirën që zyrtarët e burgut të mos dinë për shtatzëninë e saj. Kështu, mendonte ajo, hetuesit do të vinin në përfundimin e gabuar pastaj se ajo kishte dashur të mbyste fëmijën e palindur.
Në fund, në maternitetin e spitalit Triemli të Cyrihut ajo solli në jetë edhe një djalë. Për të evituar tentimin për vetëvrasje ose për arratisje ajo është ruajtur gjatë natës dhe i është lidhur njëra këmbë për shtratin e spitalit. Të nesërmen ajo është dërguar sërish në burg.
Avokatja kritikon autoritetet për masat tepër të ashpra që ka ndërmarrë për mbikëqyrjen e gruas. Kjo sidomos kur dihet se Klinika psikiatrike e Universitetit të Cyrihut kishte vlerësuar se kosovarja nuk jepte shenja të rrezikshmërisë për vetëvrasje. Veç kësaj urdhëresa për mbajtje në burgun hetues nuk ishte dhënë për shkak të rrezikshmërisë për arratisje ose vetëvrasje por për të parandaluar marrëveshje eventuale me dëshmitarët e mundshëm.
I porsalinduri vuan nga sindroma e pengesës në frymëmarrje dhe vazhdon të mbahet nën mbikëqyrje mjekësore. Nëna është në kontakt me maminë dhe ka të drejtë ta vizitojë foshnjën. Ndërkaq, mbetet e paqartë se si do të procedohet më tutje me rastin.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës