Ekonomi

E pafavorshme, klima e të bërit biznes në Shqipëri

Shoqata e Investitorëve të Huaj ka prezantuar rezultatet e vëzhgimit për mjedisin e biznesit 2019, të zhvilluar me anëtarët e saj, që janë sipërmarrjet më të rëndësishme në Shqipëri.
Sipas këtyre rezultateve, klima e biznesit në 6 muajt e parë të vitit ishte e pafavorshme, transmeton albinfo.ch.
Pritshmëritë e bizneseve janë më pozitive për pjesën e dytë të këtij viti.
Sipas këtij hulumtimi, bizneset e kanë vlerësuar se problem mbeten monopoli e konkurrenca e pandershme; korrupsioni; burokracia e qeverisë dhe ekonomia. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, tha se qeveria është e hapur për dialog të vazhdueshëm me sipërmarrjet.
Ajo shtoi që burokracitë janë ulur ndjeshëm, siç konfirmohet dhe në raportin e “Të bësh biznes” të Bankës Botërore.