Integrimi

Studentët shqiptarë, në ceremoninë e përfundimit të Praktikës Ndërkombëtare

Më 6 qershor, në ambientet e Bundestagut, është zhvilluar ceremonia e përfundimit të Praktikës Ndërkombëtare për studentët nga 40 vende të botës. 

Përfaqësues ishin edhe studentët shqiptarë, të cilët me mbështetjen e ambasadës prezentuan stendën shqiptare me produkte dhe materiale promovuese për Shqipërinë, përcjell albinfo.ch. 

I ftuar nderi për përshëndetur studentët ishte presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schauble.