E-Diaspora

Ligji që parashikon ruajtjen e identitetit kulturor të arbëreshëve të Sicilisë

Sicilia miratoi ligjin rajonal për të drejtën e arsimit, ku një nen i veçantë parashikon ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor të komuniteteve arbëreshe të Sicilisë, përcjell albinfo.ch.

Rajoni i Sicilisë ka pavarësi legjislative, ndaj ky vendim ka një rëndësi të veçantë, pasi është një arritje e rëndësishme për komunitetet historike arbëreshe në Sicili. 

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Piana degli Albanesi, Rosario Petta. 

Sipas z. Petta, i cili është anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ky është një ligj, i cili pritet të rregullojë rrugën formuese të të rinjve arbëreshë në sistemin arsimor italian.