Futboll

Shaqiri dhe Xhaka ngritin ‘në qiell’ Ronaldon

Dy futbollistët shqiptarë e kanë lavdëruar yllin e Portugalisë, që shënoi tre gola ndaj Zvicrës

Zvicra të dielën do të luajë për vendin e tretë në “Play-off” të Ligës së Kombeve. Helvetikët do të luajnë përballë Anglisë.

Nati të mërkurën pësoi 3:1 nga Portugalia e Cristiano Ronaldos, ku sulmuesi i Juventusit shënoi tre gola, përcjell albinfo.ch.

“Ndoshta nuk ishte ndeshja e tij më e mirë, por shënoi tre gola dhe vendosi ndeshjen. Kështu është futbolli. Ai vendosi ndeshjen”, është shprehur pas ndeshjes ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili luajti mirë në pjesën e parë.

“Nëse do e kishim në skuadër mbase do të fitonim. Nuk varet gjithçka nga një futbollist, por sigurisht që ai është një ndër më të mirët në botë dhe e tregoi”, shtoi tutje Shaqiri. Ai u shpall kampion me Liverpoolin ditë më parë.

Edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ishte i impresionuar nga Ronaldo. “Është e pabesueshme! Çfarë lojtari është ai! Nuk është rastësisht një nga futbollistët më të mirë në botë. Për mua të dytë (Messi dhe Ronaldo) janë të mirë. Janë të dy. Ata nuk janë nga kjo botë”, theksoi Xhaka.

Në finale të Ligës së Kombeve do të luajnë Portugalia dhe Holanda.