Zhvillim
Bujqësia mbetet prioritet në Kosovë
Ministra e Bujqësisë ka ndarë fonde shtesë për t’i mbështetur blegtorët, qumështarët, bletarët, vreshtarët dhe perimtarët kosovarë
Sektori i bujqësisë vazhdon të mbetet primar për zhvillimin ekonomik të Kosovës, prandaj për të stimuluar prodhimet në bujqësi e blegtori, Ministra e Bujqësisë ka ndarë fonde shtesë për t’i mbështetur blegtorët, qumështarët, bletarët, vreshtarët dhe perimtarët kosovarë.
Sipas një njoftimi lëshuar të hënën, Ministria e Bujqësisë sivjet ka rritur përkrahjen financiare përmes pagesave direkte.
Thirrjet për aplikim për përkrahjen e këtyre sektorëve tashmë janë shpallur dhe aplikuesit do të kenë afat prej 30 ditësh për të aplikuar për t’u mbështetur me pagesa direkte për këta sektor.
“Nga kjo përkrahje, kultivuesit e perimeve në fushë të hapur do të përfitojnë nga 300 euro për hektarë, vreshtarët që kanë të mbjellë vreshta nga 0.10 hektarë deri 100 hektarë do të subvencionohen në vlerë prej 1000 euro për hektarë, ndërkaq ata që kanë të mbjellë vreshta mbi 100 hektarë do të subvencionohen ne vlerë prej 300 euro për hektarë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, edhe sivjet Ministra e Bujqësisë, siç thuhet, do t’i mbështes qumështarët përmes pagesave direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë, ku për ekstra klasë përkrahja financiare do të jetë 0.06 euro për litër, për klasën e parë 0.04 euro për litër dhe për klasën e dytë 0.02 euro për litër.
“Po ashtu, edhe sektori i blegtorisë do të mbështet përmes pagesave direkte, ku për lopë dhe buallica qumështore do të ketë nga 50 euro për krerë, për dele dhe dhi qumështore nga 10 euro për krerë, për dosa për riprodhim 20 euro për krerë, si dhe nga 10 euro për shoqëri bletësh”, thuhet në njoftim.
E për të përfituar nga kjo përkrahje, aplikuesit sipas njoftimit, duhet t’i plotësojnë disa kritere, për secilin sektor.
Kështu që, blegtorët duhet të kenë së paku 5 krerë lopë qumështore dhe buallica qumështore, të kenë minimum 30 krerë dhe në maksimum 500 krerë dele në prodhimtarinë aktive të qumështit, të kenë minimum 20 krerë dhe në maksimum 500 krerë dhi në prodhimtarinë aktive të qumështit, të kenë minimum 30 shoqëri bletësh dhe në maksimum 500 shoqëri bletësh, si dhe të kenë në minimum 2 krerë dosa për riprodhim.
Po ashtu disa kushtet kërkohen edhe nga perimtarët, të cilët për të përfituar mbështetjen institucional duhet të kenë të mbjellë së paku 0.50 hektarë tokë me perime në fushë të hapur. Po ashtu, edhe vreshtarët, duhet të dëshmojnë se kanë të mbjellë së paku 0.10 hektarë me vreshta, për të përfituar subvencione gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër Në renditjen e re të 22 tregjeve më të bukura të Krishtlindjeve në botë, CNN emëroi...
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore
-
Çmimi i celularëve në Zvicër po bie
-
Një numër i rrugëve alpine janë mbyllur për shkak të borës
-
Zvicër: Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Halbtax PLUS’