Literaturë
Pensionisti shpallet lexues i dalluar në Prishtinë
Në komunën e Prishtinës është mbajtur edicioni i pestë i festivalit “Prishtina Lexon”, shkruan albinfo.ch. Në kuadër të këtij festivali, në përmbyllje të aktiviteteve, janë shpallur tre lexuesit e dalluar në këtë komunë.
Nga organizata ETEA kanë njoftuar se për këtë titull janë vlerësuar të gjitha grupmoshat, dhe një nga lexuesit e dalluar është shpallur pensionisti Hazir Mehmeti.
Po ashtu, nxënësja Era Dragusha dhe studenti Flamur Foniqi, janë nderuar me këtë titull.
Lexuesve të dalluar u ndanë mirënjohje kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, drejtori i ETEA-s, Agon Ahmeti dhe Fatime Mehmetaj nga biblioteka “Hivzi Sulejmani”. Atyre po ashtu u dhuruan libra Iliriana Hasaj nga Libraria “Dukagjini”, Bukurije Demolli nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe përfaqësues nga Aleanca Franceze, përcjell albinfo.ch.
“Prishtina Lexon”, një ngjarje tradicionale tashmë në Prishtinë, përgjatë datave 1-5 qershor, solli aktivitete për të gjitha grupmoshat në kryeqytet. Aktivitetet ishin të ndryshme, por me një qëllim të njejtë: vetëdijësimin për rëndësinë e librit dhe kultivimin e shprehisë së leximit.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër