Integrimi
Zahiri: Nuk merrem me politikë por me problemet e qytetarëve
Ibrahim Zahiri është zgjedhur këshilltar në Asamblenë e Komunës së Glatbrugg-ut. Ai për albinfo.ch flet lidhur me favoret dhe përgjegjësitë që sjell me vete ky post
Atë e kanë votuar jo vetëm shqiptarët që kanë pasaportë zvicerane por edhe zviceranët dhe të tjerët, madje ai ka pasur një mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga zviceranët.
Zahiri nuk e quan veten politikan, por…”Unë nuk mund ta quaj veten politikan, më shumë identifikohem si aktivist, sepse ne nuk bëjmë politikë por merremi me problemet e qytetarëve dhe angazhohemi për një jetë sa më të mirë” thotë Zahiri.
Zahiri në njëfarë mënyre ka qenë i sigurt që do të fitojë dhe është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.
Ai shpjegon më tutje se pasi që fitoi si asambleist komunal, e kanë thirrur shumë miq në telefon dhe ia kanë uruar fitoren, por kishte edhe të atillë që e kanë pyetur se sa do ta ketë pagën si asambleist.
Për fund Ibrahim Zahiri, nuk harron që për të gjithë këtë mund dhe sakrificë ta falënderojë personin e zemrës.
Ibrahim Zahiri në fakt gjithmonë është marrë me aktivitete të ndryshme, duke u angazhuar në fusha të ndryshme kulturore dhe sociale. Për pesë vite radhazi ai ka qenë kryetar i këshillit të prindërve në shkollën më të madhe të kantonit të Cyrihut, kurse tash është kryetar i këshillit të prindërve në një shkollë tjetër (Oberstufe). Përveç këtij aktiviteti, Zahiri është adhurues i madh i kafshëve dhe për këtë ai në Regensdorf është kryetar i shoqatës për kafshët e vogla.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës