Maqedonia

Zvicra: Maqedonia e Veriut mund të përfitojë nga përvojat tona

Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është bërë nënshkrimi i memorandumit për mirëkuptimin ndërmjet institucioneve.

Diplomatja e ngarkuar në këtë çështje, Stephane Tomagian, ka thënë se beson se Maqedonia e Veriut mund të ndjekë shembullin e Zvicrës sa i takon arsimit dhe përvojës së saj në formimin profesional.

“Një nga karakteristikat kyçe të sistemit të arsimit dhe formimit profesional në Zvicër është përfshirja e fortë e sektorit privat dhe fleksibiliteti i lartë i sistemit për t’iu përgjigjur nevojave të sektorit privat. Ne besojmë se institucionet në Maqedoninë Veriore mund të përfitojnë nga përvoja e Zvicrës dhe janë të lumtur për të mbështetur krijimin e një bashkëpunimi midis dy institucioneve kyçe në Maqedoninë Veriore përgjegjëse për AAP joformale dhe Federatën Zvicerane për të Mësuarit e të Rriturve”, tha Stéphane Tomagian.