Integrimi
15-vjeçarja shqiptare hap ekspozitën e shtatë në Gjermani
“Koha për ndryshim”, titullohet ekspozita e shtatë e piktores 15-vjeçare Abetare Berlia, që do të hapet më 30 korrik në bibliotekën e qytetit Wangen në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Por rrugëtimi i saj me artin nisi shumë vjet më parë. Abetarja, e lindur dhe e rritur në Gjermani, ekspozitën e parë e hapi në moshën tetëvjeçare.
Në një intervistë për albinfo.ch, ajo ka dhënë më shumë detaje rreth ekspozitës së saj të re, që do të qëndrojë e hapur gjatë datave 30 korrik – 30 gusht 2019, në Wangen. Ekspozita e saj, këtë radhë, përcjell mesazhin për ndryshim, përmes një aksioni simbolik.
“Në një pikturë kam një mesazh, dhe për këtë ekspozita ime titullohet “Koha për ndryshim”. Në këtë pikturë ka disa fytyra publike që kanë ndryshuar diçka në botë, dhe në mesin e tyre kam vendosur një pasqyrë, që të gjithë ata që e shohin atë pikturë, të shikojnë edhe veten e tyre, që do të thotë edhe ti mund të jesh pjesë e tyre, edhe ti mund të ndryshosh diçka për të mirë në këtë botë”, thotë Abetarja.
Ajo tregon se gjatë këtij rrugëtimi ekspozitat e saj janë pritur mirë nga publiku gjerman. E përkrahja, pa dyshim nuk i ka munguar as nga familja dhe artistë të tjerë.
“Përkrahjen e parë e kam marrë nga daja ime Selman Bardheci, dhe më ka ndihmuar gjatë gjithë kohës po ashtu edhe familja ime. Më ka përkrahur, më ka respektuar shumë edhe i ndjeri z.Rrustem Selca (baletmaestro) po ashtu dhe gjithë ata që më njohin”, tregon Abetarja.
Ekspozita e saj, e shtata me radhë, do të qëndrojë e hapur për një muaj, e Abetarja fton të gjithë të interesuarit që ta viziojnë. Madje, ajo ka një mesazh për të rinjtë që duan t’i realizojnë ëndrrat e tyre.
“Të gjithë moshatarëve shqiptarë dhe të huaj ju them se vetëm me atë që ju thotë zemra dhe ndiheni mirë, atë bëjeni, specializojeni dhe punoni. Ushtrimi, puna ju bën zot”, është shprehur ajo. Në ardhmen, ajo synon të vazhdojë studimet, por pa lënë anash artin.
Bashkë me Abetaren, rritej edhe talenti i saj në pikturë
Siç tregojnë familjarët, dashurinë për artin kishte filluar ta shprehte qysh në moshën dyvjeçare, kur tentonte t’i vizatonte lodrat e saj. Këtë talent e vunë re edhe edukatoret e saj, kur vizatimet e Abetares trevjeçare atëkohë dalloheshin si më të bukurat, në mesin e bashkëmoshatarëve të saj.
Andaj, familjarët filluan ta përkrahnin në këtë drejtim. Gjatë vitit 2011, Abetarja ndoqi dy kurse nga piktori Anatoli Basyrov nga universiteti i Shën Petersburg-ut të Rusisë, dhe u pajis me certifikatë.
Pas kësaj, ajo vazhdoi të pikturonte, e po ashtu të ndiqte kurse nga artistë të tjerë. Kështu, njerëz nga bota e artit filluan të interesoheshin për piktoren e re. Në vitin 2012, Abetarja mori ftesë nga piktori Arsim Berisha, në hapjen e ekspozitës së tij në Kreuzlingen të Zvicrës. Pikërisht në këtë vend, më vonë ajo hapi edhe një ekspozitë të veten.
Në vitin 2012, Abetarja hapi ekspozitën e parë në Heimenkirch të Gjermanisë, me ç’rast pati përkrahje edhe nga kryetari i atëhershëm i komunës. Ekspozitën e dytë e hapi në Kreuzlingen të Zvicrës, në një sallë me plot vizitorë. Dhe nga atëherë, Abetarja nuk u ndal. Mediat shkruanin për të, artistë të ndryshëm e ftonin në aktivitetet e tyre, e ndërkohë, Abetarja vazhdonte të pikturonte, por edhe të ndiqte kurse të ndryshme në pikturë. Pikturat e saj u varën në ekspozita të ndryshme, kur merrin pjesë piktorë nga e gjithë bota.
Gjatë kësaj kohe, Abetarja hapi edhe katër ekspozita të tjera, e të shtatën me radhë, pritet ta hapë këtë verë.
Piktorja e vogël me zemër të madhe
Megjithëse e re në moshë, Abetaren e karakterizon një shpirt humanist. Talentin e saj ajo e përdori edhe për qëllime bamirësie. Në gusht të vitit 2013, ajo kishte mbledhur 500 euro nga shitja e pikturave, të cilat i dhuroi për SOS Fshatërat në Kosovë.
Ndërkaq, në vitin 2015, Abetarja u ftua të merrte pjesë në shfaqjen teatrale “Nuk erdhi Veliu” në Zvicër. Meqenëse ishte aktivitet humanitar, ajo mori një pikturë me vete, që ta shiste dhe të kontribuonte. Piktura e saj u shitë për 500 franga, të cilat i dhuroi për aksionin humanitar.
Gjatë këtij viti, doli libri “Legjendat e futbollit” i autores Hava Kurti Krasniqi, por i ilustruar me vizatimet e Abetares. Edhe këtë vit, Abetarja, nga pikturat e shitura, dhuroi 250 euro për shoqatën “Animal Aid” dhe 100 euro për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Abetarja po ashtu u ka dhurar piktura edhe artistëve të cilët e kanë ftuar në aktivitetet e tyre.
Kush është Abetare Berila?
Abetare Berila ka lindur më 5 dhjetor të vitit 2003 në Wangen të Gjermanisë. Familja e saj ishte larguar nga Kosova gjatë viteve të 90-ta, për shkak të situatës së tensionuar në vend. Ajo ndjek mësimet në Gymnasium Lindenberg, por nuk i lë anash as aktivitetet e tjera. Ajo ndjek shkollën e Teak wondo, ku ka arritur në rangun e rripit të kaltër. Është valltare në shoqatën “Mërgimtarët”, dhe po ashtu ka prirje për futboll. Pikturat e saj janë përdorur edhe për tatuazhe. Abetarja Berila, piktorja 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova, flet katër gjuhë.
Disa nga punimet e saj mund t’i shihni edhe online, në faqen e Abetares në Instagram.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës