Gruaja

Vasfije Krasniqi, në konferencën ndërkombëtare “Women Deliver”

Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, po qëndron në Vankuver, Kanada, si pjesëmarrëse dhe folëse në konferencën më të madhe globale për çështjen e grave Women Deliver, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Otava (Kanada).

Në kuadër të kësaj konference, Vasfija ka pasur mundësinë të takohet me kryeministrin Justin Trudeau. Vasfija e ka falënderuar kryeministrin Trudeau për mbështetjen e pakufizuar ndaj fuqizimit të grave në mbarë botën. Në kuadër të kësaj konference Vasfija është takuar dhe me ministren kanadeze për Statusin e Grave dhe Zhvillim Ndërkombëtar, znj.Maryam Monsef dhe ka kërkuar mbështetjen e Kanadasë, ndaj 20 mijë viktimave të dhunës seksuale të ushtruar gjatë luftës në Kosovë si dhe përfshirjen e Kosovës në Fondin Kanadez për Barazi.

Po ashtu, Vasfije Krasniqi është takuar dhe me autoritete të tjera kanadeze dhe botërore, si kryeministrin dhe Lejtënant Guvernatoren e British Columbia, Ambasadorin e Kanadasë në Kombet e Bashkuara, Sekretaren Franceze për barazi gjinore.