Lajme
Maqedoni, fillon fushata parazgjedhore
Janë gjithsej 14 parti politike dhe koalicione qytetare, me 1402 kandidatë, që do të garojnë për 123 ulëse në Kuvendin e ri të Maqedonisë
Në Maqedonisë sot zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen me 27 prill. Janë gjithsej 14 parti politike dhe koalicione qytetare, me 1402 kandidatë, që do të garojnë për 123 ulëse në Kuvendin e ri të Maqedonisë.
Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 25 prill, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) vendosi që fushata të ndërpritet më 12 dhe 13 prill, për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të caktuara më 13 prill.
Ndarja e mandateve në Maqedonisë bëhet sipas sistemit të D’Ontit, në 6 njësi zgjedhore. Secila prej njësive zgjedhore nxjerr nga 20 deputetë, të cilët u shpërndahen partive politike në proporcion me numrin e votave.
Për herë të dytë me radhë do të zgjidhen edhe 3 deputetë të diasporës, nga një në secilën njësi zgjedhore të diasporës, citojnë mediet në Shkup. Sipas KSHZ-së zgjedhjet do t’i vëzhgojnë gjithsej 3292 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.
Këto janë zgjedhjet e teta parlamentare që mbahen në Maqedoni që nga pavarësimi i këtij shteti, ndërsa janë zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, pas zgjedhjeve të vitit 2008 dhe 2011. Edhe kësaj here partitë politike shqiptare hyjnç të ndara, dhe me poa q urrejtje ndërmjet veti.
Partia e madhe parlamentare nga tabori shqiptar, BDI e Ali Ahmetit, fushatën zgjedhore e filloi në Manastir, në Poroj tp Tetovës dhe në Çair. Bartësja e listës Ermira Mehmeti tha se BDI-ja kërkon nga qytetare edhe një mandat, për të realizuar çështje të rëndësishme kombëtare.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit