Integrimi
Speciale nga swissinfo: Sa është ndihma e Zvicrës për Kosovën
Zvicra është një nga 116 vendet që njohën Pavarësinë e Kosovës nga Serbia më 2008 dhe mbetet një nga vendet partnere dhe donatorët kryesorë të vendit
Njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, republika e re ende ballafaqohet me sfida të rënda ekonomike dhe politike, por ka shumë shenja përparimi.
Sipas Bankës Botërore, Kosova ka përjetuar rritje të “ngurtë” ekonomike gjatë dekadës së fundit, por kjo nuk ka ndikuar ndjeshëm në papunësinë ose ka ndryshuar prirjen e emigrimit në shkallë të gjerë. Rreth gjysma e popullsisë prej 2 milion banorësh janë nën moshën 25 vjeçare dhe rreth 60% e tyre janë të pa punë.
Patrick Etienne, i cili ka drejtuar Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Prishtinë, që nga viti 2015, deklaroi për swissinfo.ch. “Më shumë se 30% e të rinjve nuk punojnë, pasi pagat janë të ulëta, kështu që ata bëjnë punë joformale dhe marrin para nga të afërmit jashtë vendit.
Ekonomia ende mbështetet shumë në remitancat nga diaspora, duke përfshirë grupin prej 260,000 të shqiptarëve etnikë në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Kosova gjithashtu merr ndihmë ndërkombëtare nga donatorët për rreth 10% të PBB-së. Donatorët kryesorë janë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Zvicra dhe bankat zhvillimore siç janë Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Zvicra është një donator kyç
Zvicra është një nga 116 vendet që njohën Pavarësinë e Kosovës nga Serbia më 2008 dhe mbetet një nga vendet partnere dhe donatorët kryesorë të vendit.
Marrëdhëniet diplomatike u krijuan me Kosovën në vitin 2008 dhe të dy shtetet kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh dypalëshe, kryesisht në fushat e bashkëpunimit teknik dhe financiar. Kontributi i përgjithshëm i Zvicrës në forcimin e zhvillimit ekonomik dhe punësimit arrin në 80 milionë franga për periudhën 2017-2020.
Biznesi në Kosovë mori një shtysë në maj të vitit 2019 me hapjen zyrtare të një Dhome të Re të Tregtisë Kosovë-Zvicër. Infrastruktura e dobët, korrupsioni dhe burokracia pengojnë biznesin. Trazirat politike përreth sovranitetit të Kosovës gjithashtu paraqesin rreziqe për investitorët, me serbët dhe Rusinë që refuzojnë të njohin pavarësinë e saj.
Luftimi i korrupsionit
Patrick Etienne ndihmoi të drejtojë shumë nga marrëveshjet bilaterale të fundit me Kosovën. Duke parë mbrapa gjatë katër viteve të fundit, ai thotë se vendi po ecën ngadalë në një sistem të bazuar në treg. Megjithatë, Kosova ndodhet keq në indeksin e korrupsionit të Transparency International, duke u renditur 93 nga 180 vende.
Zvicra po ndihmon në përforcimin e llogaridhënies në komuna dhe në përmirësimin e transparencës. Etienne shtoi se ka “qeverisje më të mirë në nivel lokal, sesa në nivelin më të lartë qeveritar”. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) gjithashtu mbështet përpjekjet për të luftuar korrupsionin duke trajnuar zyrtarët dhe gazetarët se si të hetojnë krimet financiare, përcjell tutje albinfo.ch.
Gjetja e vendeve të punës për kosovarët e rinj
Në dhjetëvjeçarin e fundit, qindra mijëra kosovarë thuhet se kanë lënë vendin në kërkim të punës në vende të tjera në Evropë dhe eksodi vazhdon. Edhe pse shumë të rinj në vend janë shumë të arsimuar, punëdhënësit ankohen se nuk mund të gjejnë punëtorë me aftësi të duhura.
IT është e ardhmja
Shumë kompani ndërkombëtare i transferojnë pjesët e shërbimeve të tyre të bazuara në teknologji në Ballkan, të nxitura nga disponueshmëria e një fuqie punëtore të re dhe të zgjuar dhe kosto relativisht të ulëta të punës. Disa vjet më parë, Televizioni Publik Zviceran, RTS, raportoi për Drenusha Shalën, e cila bashkë-themeloi kompaninë hulumtuese Baruti në Prishtinë, e cila punon në gjermanisht. Shumë prej 400 punonjësve të saj kanë jetuar në Zvicër ose Gjermani. Pagat në këtë sektor janë mjaft konkurruese.
Lulet e turizmit
Rritja ekonomike mund të jetë e ngadaltë, por jeta kulturore po lulëzon, ndërsa Prishtina ka një reputacion për jetën e gjallë të natës. Prizreni është popullor për shkak të fortesës dhe qytetit të vjetër të mbushur me kafe. Ndërkohë në Pejë në perëndim, projektet zvicerane kanë ndihmuar në përmirësimin e atraksioneve turistike, për të promovuar zonën në nivel ndërkombëtar dhe për të trajnuar njerëzit në këtë sektor, duke rritur numrin e vizitorëve me 75% gjatë një periudhe katërvjeçare, shkruan tutje albinfo.ch.
Potenciali i pashfrytëzuar i diasporës
Remitancat nga Gjermania, Zvicra dhe vendet nordike mbi të gjitha llogariten të përbëjnë rreth 17% të lidhjes së jashtme të PBB-së. Shumë kosovarë që jetojnë në Zvicër shpenzojnë një pasuri për ndërtimin e shtëpive të mëdha familjare në fshatrat e tyre të origjinës, ata rregullisht dërgojnë para në shtëpi dhe udhëtojnë çdo verë.
Ruajtja e paqes në Kosovë
NATO vazhdon të sigurojë vendin dhe mban përgjegjësi të përgjithshme për sigurinë. Zviceranët janë pjesë e forcës paqeruajtëse shumëkombëshe të KFOR-it, duke siguruar 190 staf për SËISSCOY.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës