Muzikë
Koncerti me famë botërore, ‘zbret’ edhe në Prishtinë
Metal United World Wide (MUWW) II, koncerti me famë botërore që organizohet në 70 shtete, e përfshin mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal, po organizohet për herë të dytë në Kosovë.
Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Metal United World Wide II është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20-vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.
Kjo ngjarje e veçantë e rock dhe heavy metal muzikës do të organizohet më 15 qershor 2019, nga ora 17:00, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, e ku do të performojnë: Eugent Bushpepa nga Tirana, Sunchair nga Dusseldorf, Jericho nga Prishtina, Harmed nga Budapest, si dhe bendet 4×4, Land of Confusion, Frisson, Krieg, Sotap dhe Shlem, nga Prishtina.
Metal United World Wide (MUWW) ka filluar të organizohet që nga viti 2014 në Australi. Nga viti 2018, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njëjtë, në të gjithë botën, në të njëjtën datë, të identifikuar me të njëjtin flamur.
Rockuzinë ka kënaqësinë që për herë të dytë ta vendosë Kosovën në hartën e MUWW, ku muzika rock e heavy metal bashkon bende, fansa, organizator dhe media, duke krijuar një ndejë të komunitetit që tërheq vëmendjen e të gjithëve.
30% e të hyrave nga biletat do të dhurohen për fëmijët e prekur nga sëmundja e leukemisë, përmes Cure2Children Kosove. Çmimi i biletës është 5 euro, ndërsa në hyrje kushton 8 euro.
Biletat për koncertin MUWW II mund të blihen në: Rockuzinë (Prishtinë), Dit’ e Nat’ (Prishtinë), MIQT Pub (Prishtinë), Deck (Prishtinë), Check in Bar Ferizaj (Ferizaj), BarAca (Prizren), MuseumPub (Mitrovicë), Bar “Hardhia” (Rahovec), Diesis Music Hall (Tiranë).
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha