Opinione
Njeriu i Malit dhe malet e shqiptarëve
Është mëse e njohur shprehja “Sulmi është mbrojtja më e mirë”. E nëse ka dyshime për rezultatin e kësaj metode, do të marrim si shembull illustrativ politikën e fqinjit tonë verior, pra të Serbisë që nuk ndalon së zbatuari këtë formë.
Akuza e fundit në adresë të shqiptarëve, ku shqiptari paraqitet si i ardhur nga MALI, nxiti një sërë reagimesh të personaliteteve shqiptare dhe të huaja.
Serbia edhe një herë ishte në qendër të vëmendjes si akuzuese kurse ne, shqiptarët, ishim prapë të detyruar të mbrohemi…
I gjithë ky debat, më ngjalli kujtimet kur isha student në Tiranë, dhe në vitin 1996 derisa bisedoja me shokët në një terrasë të një lokali në qendër të Tiranës, një person që paraqitej sikur i dehur dhe duke dëgjuar dialektin tim shumë të shprehur, mu drejtua me fjalët: “pse ju malokët nga Kosova keni ardhur ta ndihmoni partin X …”…
Reagimi i shpejtë i shokëve e bëri të kuptojë personin në fjalë që përveç meje në tavolinë nuk kishte “malokë” të tjerë sepse të gjithë shokët ishin nga viset e ndryshme të Shqipëris së jugut. Pyetjen e personit kinse të dehur e kuptova kur lexova shtypin e ditës të një gazete shumë të njohur të Shqipërisë.
Ajo, duke bërë fjalë për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, kishte dhënë lajmin se në zgjedhje do të merrnin pjesë edhe 200.000 kosovarë për ta ndihmuar partin X… Dhe pas disa ditëve më rastisi të isha ulur përballë kryeredaktorit të gazetës që kishte shpërndarë këtë lajmë. biseda për artikullin lidhur me ardhjen e kosovarëve në votim nxiti një reagim timin kështu që e akuzova kryredaktorin për shpifje dhe për politikë antikosovare pasi që ishte e pamundur të vinin 200.000 kosovarë në kushtet kur shqiptarët e Kosovës luftonin për mbijetesë dhe nuk ishin pako që të futeshin në kamion.
Ishte një ndejë familjare dhe biseda përfundoi me fjalët e kryeredaktorit që tha se isha cinik ndërsa unë ju përgjigjja se kisha kapacitet t`u përshtatem njerëzve…
Ndarja e shqiptarëve në Shqipëri vazhdoi dhe kur ndodhi përmbytja e shtetit shqiptar në vitin 1997 i bëri shqiptarët në Shqipëri të kuptojnë se në anarki më së lehti mbijetojnë e bashkëpunojnë cubat e piratët…
Kurse liria në Kosovë, vazhdoi me ndarje të krahinave të ndryshme sa që u harrua të flitet për ndarësin kryesor të shqiptarëve…
Shumë politikanë në Serbi nuk e akuzuan Milosheviqin pse bëri masakra në Kosovë po e akuzuan pse nuk e fitoi luftën… dhe pse i lejoi shqiptarët e Kosovës të ikin në male. Kjo pasi që për ta ishte e ndaluar të shkonin në male pasi që ushtria serbe ishte vendosur qëmoti në pikat strategjike në lartësitë e maleve dhe çdo marrje e këtyre pikave nga ana e UCK ishte një hap drejt lirisë …
Dhe tani, sa më shumë që shqiptarët ta duan njëri tjetrin dhe që të banojnë në malet e veriut dhe jugut do aq më pak do të lëmë hapësirë të merremi me deklaratat e gjysmë politikanëve anti shqiptarë…
Migjen Kajtazi
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave