Futboll
Berisha kërkon kualifikimin në Evropian
Etrit Berisha beson se një fitore ndaj Islandës do të rikthente entuziazmin te kuqezinjtë
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha nuk është dëshpëruar dhe kërkon kualifikimin në Kampionatin Evropian, edhe ose e pranon se do të jetë shumë vështirë.
“Ne duhet të fokusohemi në përgatitjen e ndeshjeve dhe të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv me Islandën. Ndoshta na duhet një shkëndijë e vogël, që të ëndërrojmë më shumë për një kualifikim të mundshëm në Evropian”, është shprehur Berisha.
Tashmë kuqezinjtë drejtohen nga Edy Reja, i cili zëvendësoi Christian Panuccin.
“Përvoja e tij është jashtëzakonisht e madhe dhe kjo na duhet shumë neve, pasi kemi shumë lojtarë të rinj në grup, që kanë nevojë për përvojë. Reja e ka këtë përvojë dhe mundohet ta përcjellë te grupi, duke kërkuar të jemi kompaktë dhe të mos pësojmë”, theksoi portieri nga Prishtina, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria të shtunën përballet me Islandën në udhëtim.
“Fizikisht Islanda është shumë lart, por duhet të reagojmë mirë ndaj tyre, për të tentuar një rezultat të mirë”, shtoi tutje Berisha.
Ai në fund foli edhe për suksesin me Atalantën dhe të ardhmen e tij.
“Më i gëzuar jam për arritjet e ekipit, pasi kemi qenë të gjithë pjesë e suksesit. Në muajt e fundit ka ndodhur edhe ndryshimi, ndaj tani duhet t’i shikoj me shumë kujdes gjërat dhe pas disa javëve duhet të marr një vendim për të ardhmen. Ende tani është shumë herët dhe jam i përqendruar te Kombëtarja, pasi ka kohë për afatin kalimtar”, deklaroi Berisha.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra