Integrimi
Pianistja shqiptare po bën karrierë në SHBA
Të bësh karrierë në muzikë klasike është një rrugë e vështirë. Ky rrugëtim bëhet edhe më sfidues kur ndodhesh në vend të huaj. Por Merzana Kostreci me punën dhe talentin e saj po mahnit publikun me lojën e saj në piano. Artistja shqiptare po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke synuar të bëhet një emër i njohur i muzikës klasike.
Karrigia pranë pianos është vendi më i rehatshëm për të, ndërsa tingujt e këtij instrumenti muzikor janë arma e saj më e fortë. Artistja shqiptare, Merzana Kostreci, po bën karrierë si pianiste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ëndërr të cilën e ka qysh nga fëmijëria.
“Unë e kam nisur pianon që e vogël dhe kam vite që performoj për publikun. Jo vetëm që është e veçantë për mua, sepse mua më pëlqejnë të gjitha llojet e muzikës, por kur luaj muzikë klasike, piano për mua është si një pjesë imja. Performanca në piano dhe pjesët kur unë luaj për publikun shprehin atë që mund të ndjej dhe nuk e them dot me fjalë. Kënaqësia më e madhe është kur edhe publiku e pëlqen performancën dhe unë arrij të përcjell ndjenjat e mia nëpërmjet muzikës te publiku”, thotë Merzana.
Pianistja Kostreci deri tani ka realizuar disa performanca në Evropë e SHBA. Çmimet artistike të fituara në Shqipëri, i mundësuan asaj shkollimin në Universitetin e Muzikës në Këln të Gjermanisë. Por diplomimi në vitin 2003 duket nuk i mjaftoi Merzanës… Ajo vazhdoi studimet për piano në Universitetin e Maryland-it, në Shtetet e Bashkuara, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
“Sfida që kam hasur unë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend i huaj së pari, ka qenë sepse nuk është vendi ku ke lindur dhe do pak kohë që të krijosh një reputacion si muzikante. Gjithashtu kam pasur vështirësi si muzikante klasike, sepse këtu ka nga të gjitha llojet e rrymave të muzikës që konkurrojnë për të pasur një treg, për t’u bërë të sukssesshëm”, thotë Merzana.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert