Integrimi

Itali: Organizohet “Festa e Popujve”

9 dhe 10 qershor, pranë parkut të Talvera, Bolzano, Itali, organizohet “Festa e Popujve”. Përfaqësues nga komuniteti shqiptar dhe fëmijët e shkollës shqipe, veshur me kostume tradicionale dhe flamuj kombëtarë, shoqëruar nga muzika shqiptare, do shpalosin traditën tonë rrugët e Bolzanos. 

E pranishme do të jetë edhe kuzhina tradicionale shqiptare, me kuzhinier Ben Kokici nga Instituti Kulinar Neranxi, përcjell albinfo.ch. 

Ata ftojnë të gjithë shqiptarët atje të bëhën pjesë e kësaj feste.