Futboll

Kosova nis stërvitjet me disa mungesa

Futbollistët e Kosovës kanë filluar zyrtarisht stërvitjet për dy ndeshjet e qershorit

Kosova ka nisur stërvitjet zyrtarisht të dielën për dy ndeshjet e muajit qershor, ku do të luajnë ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, shkruan albinfo.ch.

Pjesa më e madhe e futbollistëve u janë bashkuar stërvitjeve, ndërsa shtatë të tjerë do të vijnë në ditët në vijim.

Super Sport raporton se Samir Ujkani, Arbër Zeneli, Benjamin Kolloli, Leart Paqarada, Anel Rashkaj, Ibrahim Dresevic dhe Fidan Aliti kanë munguar në stërvitjen e sotme.

Bersant Celina dhe Amir Rrahmani janë në dyshim për dy ndeshjet e muajit qershor.

Stërvitjet e sotme kryesisht kanë qenë të lehta, me vrapime dhe ushtrime fizike.

Për Kosovën do të mungojnë Hekuran Kryeziu, Valon Berisha dhe Herolind Shala.

Për herë të parë është grumbulluar Florent Hadërgjonaj.