Kinema

Kjo seri po e “rrëzon” nga froni “Game of Thrones”

Seria “Chernobyl” që ka filluar të shfaqet së fundmi, po del të jetë më e vlerësuara në IMDb (Internet Movie Database), me një vlerësim prej 9.7/10.

Kësisoj, kjo seri ia ka kaluar edhe serinë e famshme “Game of throne”, që përfundoi para disa ditësh, e që në IMDb ka një vlerësim prej 9.4/10, përcjell albinfo.ch.

“Chernobyl” ka për temë shpërthimin nuklear që ndodhi në këtë vend më 26 prill 1986, duke shënuar një ndër katastrofat më të mëdha në botë.

Regjisori i këtij seriali është Johan Renck.