Kosova
Varroset kosovari që humbi jetën në vendin e punës
Një ditë para se të mbushte 38 vjet, N.E. vdiq në një aksident në vendin e tij të punës në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Të shtunën kur kishte ditëlindjen, ai u varros në fshatin e tij, Sibovc i Poshtëm të Podujevës.
Ai ishte i vetmi nga familja e tij që punonte në një kompani ndërtimi për të mbajtur familjarët e tjerë. Familjarët kanë deklaruar prapa kamerës se i ndjeri punonte qe tre vjet, derisa kanë thënë se nuk e dinë nëse kishte kontratë pune, raporton Kohavision.
I tronditur nga ky rast, është shprehur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Sipas Azemit, shteti e ka për obligim që të kujdeset për familjet e personave që vdesin në vendin e punës.
Ai ka shtuar se pasi institucionet nuk janë duke bërë një gjë të tillë, do të angazhohet që sindikata t’u dalë në ndihmë këtyre familjeve.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë. Sipas policisë, gjatë kohës sa ishte duke punuar, viktima dyshohet të ketë rënë nga rreth 5 metra lartësi.
“Viktima mashkull N.E (1981), gjatë kohës kur ishte duke punuar, dyshohet të ketë rënë nga shkallët, nga një lartësi 4-5 metra dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti menjëherë është përcjellë në QKUK, ku nga ekipi mjekësor, është konstatuar vdekja e tij. Me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse”, ka thënë Policia e Kosovës.
Sipas statistikave të Sindikatës së Sektorit Privat vetëm brenda 6 muajve të parë të këtij viti janë shënuar 10 raste të vdekjeve në vendin e punës.
Në vitin 2018, janë shënuar 27 raste të tilla, shtatë më shumë se më 2017-n.
Burimi: koha.net
E-Diaspora
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha: Roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e gjuhës dhe...
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
Jeta në Zvicër
-
5 miliardë franga projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane A do të votojë Zvicra për të zgjeruar autostradat e saj?...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët