Integrimi
U promovua Qendra për të moshuar “Residenz im Park” e Merita Pintës
Në një atmosferë të këndshme dhe të relaksuar, mysafirët e shumtë kanë shijuar mikpritjen e ngrohtë të çiftit Pinta: Meritës dhe Bajramit dhe muzikën e zgjedhur të violinistit të shquar, Shkelzen Doli
Sot në qytezën e njohur të banjave termike Bad Zurzach në Kantonin Aargau është mbajtur “Dita e derës së hapur” e shtëpisë për të moshuar dhe persona me nevoja të veçanta, Primapflege “Residenz im Park”. Në krye të kësaj qendre dhe pronare e saj është shqiptarja nga Kosova, Merita Pinta.
Në këtë ditë të veçantë, në qendrën e përmendur kishin ardhur shumë mysafirë, shqiptarë dhe zviceranë. Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni dhe ministri këshilltar në Ambsadën e Republikës së Kosovës në Bernë, Islam Spahiu. Albinfo.ch ka ndjekur nga afër këtë ngjarje.
Ndërsa e veçanta e programit të ka qenë prezantimi i yllit shqiptar të muzikës klasike, violinistit të shquar Shkelzen Doli, pjesëtar i Filharmonisë së famshme të Vjenës. Ai, me violinën e tij është paraqitur disa herë me pika të zgjedhura nga literatura muzikore botërore dhe ajo shqiptare, duke kënaqur të pranishmit.
Në një atmosferë të këndshme dhe të relaksuar, mysafirët e shumtë kanë shijuar mikpritjen e ngrohtë të çiftit Pinta: Meritës dhe Bajramit si dhe të punëtorëve të qendrës. Ata, nën drejtimin e Merita Pintës dhe shefes së qendrës, Leonora Peci, kanë pasur mundësinë të shikonin dhomat dhe ambientet tjera të kësaj qendre shumë moderne dhe të rehatshme.
Po kështu, vizitorët kanë shikuar nga afër procesin e punës dhe rrjedhën e një dite të zakonshme pune në këtë qendër.
Albinfo.ch do të publikojë një artikull më të gjerë dhe të ilustruar rreth këtij përurimi si dhe një portret të pronares dhe drejtueses së qendrës “Residenz im Park”, Merita Pinta.
Më shumë foto nga ky event: Galeri
Foto: Rromir Imami
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor