Sporte Luftarake
Mbrëmje e madhe e sporteve luftarake në Winterthur
Spektakli do të mbahet në palestrën sportive “Zielbau Arena”, në ambient të hapur
Më 8 qershor në Winterthur të Zvicrës do të zhvillohet një eveniment i madh i sporteve luftarake “ICF OpenAir Fight Night 2”, ku organizator sërish është shoqata humanitare – ICF, por sivjet do të prezantohet nga agjencia për punësim “All in One – Personal AG” me pronar Marco Galati që njëherësh do të jenë edhe mbështetësin kryesor të këtij spektakli.
Presidenti i ICF dhe federatës shqiptare SPF, Mustaf Kicaj, thotë se galla në Winterthur do të jetë një spektakël i madh, ku një pjesë e parave të mbledhura nga tiketat dhe nga donacionet do t’i ndahen spitalit të fëmijëve në Cyrih dhe një pjesë për persona me nevoja në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.
Kurse promotori i luftëtarëve, Avdyl Salihu, njoftoi se tanimë është gjithçka gati dhe presin një spektakël të vërtetë. “Gjithsej do të zhvillohen 25 luftëra në Muay Thai, K1 dhe MMA, ku prej tyre 4 ndeshje do të jenë për titull bote dhe një për titull Evrope dhe 6 për titull amator të Zvicrës. Cekim se për titull bote do të ndeshet Ervis Bici kundër serbit Luka Koledar, si dhe Manol Marashi ndaj Ricco Giger, kurse për atë të Evropës do të ndeshen dy shqiptarë të fuqishëm, njëri me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Zvicër, Kosovar Kicaj kundër shqiptarit që vjen nga Greqia, Aleksandar Kallashi. Për Swis amater title do të ndeshet edhe shqiptari Kristi Dhima, që do përballet me Vladimir Vujadinov nga Serbia. Ndryshe, tiketat tani kanë dalë në shitje dhe të njëjtat janë të limituara. Ndryshe, në këtë mbrëmje do të ketë luftëra nga Serbia, Maqedonia, Greqia, Shqipëria, Zvicra, Gjermania, Amerika, Mali e tjerë”, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, spektakli do të mbahet në palestrën sportive “Zielbau Arena”, në ambient të hapur, kurse hapja e dyerve do të jetë në ora 15:00, derisa ndeshjet fillojnë në ora 16:00 me fillestar dhe C klase deri në ora 20:00, kurse më pas fillojnë profit.
Luftëtarët shqiptarë që do paraqiten: Vaid Ibrahimi, Florim Zendeli, Bledor Dakaj, Bashkim Selmani, Kosovar Kicaj, Aleksandar Kallashi, Ervis Bici dhe Manol Marrashi.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër