Tematike
Zvicra do të vazhdojë pranimin grupor të refugjatëve
Në mbledhjen e mbajtur më 29 maj 2019 Këshilli Federal ka miratuar konceptin për pranimin e grupeve të refugjatëve me status të njohur
Më 30 nëntor 2018 Këshilli Federal i Zvicrës pati vendosur në parim që të vazhdojë pjesëmarrjen në Programin e Risistemimit (Resettlemnt) të refugjatëve të përcaktuar nga UNHCR. Ndërsa në mbledhjen e mbajtur më 29 maj 2019 Këshilli Federal ka miratuar konceptin për pranimin e grupeve të refugjatëve me status të njohur, thuhet në një komunikatë të ekzekutivit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Qeveria e vendit, veç tjerash ka vendosur që në vitin 2020 dhe 2021, Zvicra të pranojë maksimalisht nga 800 refugjatë veçanërisht të lëndueshëm (në gjendje më të rëndë), dhe të cilët janë duke jetuar në kushte shumë të vështira në vendet ku u është njohur së pari statusi i refugjatit.
Së paku 80 për qind të këtyre refugjatëve duhet të merren në regjionet e krizës në Lindjen e Afërme dhe përmes rrugës së njohur të migrimit që shkon nëpër Detin Mesdhe.
Koncepti i risistemimit të refugjatëve është përpunuar së bashku nga federata, kantonet, komunat dhe organizata të tjera. Ai parashikon që Këshilli Federal njëherë në dy vite të miratojë një projekt risistemimi për pranimin e 1500 deri në maksimalisht 2000 refugjatëve. Por, paraprakisht për këtë duhet të konsultohen kantonet dhe komisionet e politikës shtetërore të dy dhomave të parlamentit.
Risistemimi është prej dhjetëra vitesh pjesë përbërëse e politikës zvicerane të refugjatëve. Por e reja e konceptit më të fundit ka të bëjë me vendosjen e programeve me ritëm dyvjeçar. Kjo e shtin sidomos mundësinë e planifikimit nga kantonet, të cilat janë përgjegjëse për strehimin e refugjatëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës