Shkurt.ch

Legjenda e kinemasë zvicerane ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare

Një ndër themeluesit e Arkivit Kombëtar të Filmit në Zvicër, Freddy Bauche, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, përcjell albinfo.ch.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur edhe në faqen e Arkivit Kombëtar të Filmit, në Twitter.

Ata janë shprehur të pikëlluar për humbjen e Bauche-s, të cilin, ndër të tjerash e kanë quajtur një figurë të shquar të kinemasë.

“Ne jemi të pikëlluar t’ju njoftojmë për vdekjen e Freddy Buache në moshën 94-vjeçare. Një figurë e shquar e kinemasë dhe shpirt i kinematografisë zvicerane, drejtor i institucionit tonë për gati gjysmë shekulli, vdiq në mënyrë paqësore më 28 maj”, kanë shkruar ata.