Integrimi
Brikena Muharremi, avokatja nga Kosova që ka thyer barrierat në Britani
U largua nga Kosova kur ishte 16 vjeç, për të studiuar në shkollat e Britanisë, e tashmë prej 23 vitesh është vendosur në Londër, ku po pasuron karrierën e saj prej avokateje
Shqipëria ndër vite i ka “dhuruar” botës njerëz të suksesshëm, të cilët kanë kontribuar në vendin ku jetojnë, e njëherazi edhe kanë ngritur lart emrin e kombit tonë.
Një ndër to është edhe Brikena Muharremi, e cila është e para avokate shqiptare e licencuar në Britaninë e Madhe. Por, si arriti Brikena ta realizojë këtë?
Për BusinessMag.al ajo tregon të gjitha hapat që ndoqi për të arritur këtë sukses e për të realizuar ëndrrat e saj.
U largua nga Kosova kur ishte 16 vjeç, për të studiuar në shkollat e Britanisë, e tashmë prej 23 vitesh është vendosur në Londër, ku po pasuron karrierën e saj prej avokateje, përcjell albinfo.ch.
Duke qenë se në atë kohë shkollat në Kosovë ishin mbyllur dhe mësimi zhvillohej nëpër shtëpi, vendosi të largohet për të studiuar drejtësi në Londër. Ajo ishte e vetmja studente në fakultetin juridik, e vlerësuar me notën më të lartë First Class. Ky ishte një sukses që i hapi rrugën në avokati.
Me pasionin e madh për letërsinë dhe me dëshirën e madhe për t’i shërbyer drejtësisë, vendosi të fokusohet tek e dyta. “Shteti britanik respekton të drejtat e popullit të tij dhe të gjithë të barabartë para ligjit”, thotë ajo. Madje e thekson këtë frazë si nxitjen për të ushtruar profesionin e saj në Britani.
Aftësia e saj në avokati është vlerësuar nga qeveria shqiptare, e cila e ka vlerësuar në Samitin e Dytë të Diasporës si Ambasadore e Kombit dhe është përzgjedhur të jetë pjesë e Këshillit Koordinues për Diasporën. “Më janë dhënë dy bursa nga dy institucione të njohura për kursin e specializimit dhe më vonë kam përfunduar trajnimin pranë një firme avokatie ndërkombëtare. Pas kësaj u licencova”, thotë ajo.
Por përtej asaj që ajo njihet si avokatja e parë shqiptare e licencuar më Britani, ajo ka themeluar edhe shoqatën e Avokatëve Shqiptaro-Britanikë. Kjo shoqatë është themeluar para tre tre vitesh dhe ajo udhëheq bordin e përbërë nga shtatë avokatë.
Numri i avokatëve shqiptarë në Angli është në rritje e sipër, sipas saj. Kjo është pozitive për një vend që ka shumë emigrantë atje. Kjo ka sjellë kërkesa nga komuniteti atje për avokatë shqipfolës, e deri te kërkesat nga studentët për udhëzime dhe këshilla rreth avokatisë. Për këtë iniciativë ata janë ndihmuar edhe nga disa avokatët më me emër të Britanisë.
Cili është qëllimi i kësaj shoqate?
Sipas avokates Brikena Muarremi shoqata synon: Promovimin e bashkëpunimit mes avokatëve që punojnë në Angli, Kosovë dhe Shqipëri, Avancimin e diturisë në fushën e drejtësisë, Përkrahjen e gjeneratave të ardhshme të avokatëve dhe Promovimin e sundimit të ligjit dhe qasjes në drejtësi.
E pyetur se çfarë do të dëshironte të ndryshonte në atdhe ajo shprehet se janë shumë gjëra, por “urgjentisht” do të fokusohej në dy pika kyçe, forcimi i sundimit të ligjit dhe lidhja më e fortë me diasporën shqiptare, me qëllim investimin në atdhe.
Çelësi i suksesit për Brikenën janë: vizioni i qartë, puna serioze, mosdorëzimi dhe besimi në vetvete.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert