Integrimi
Për mbajtjen e vizës B, nevojiten 3 vjet në të njëjtën martesë
Dy martesa me gra të ndryshme nuk janë bazë për mbajtjen e lejes së qëndrimit për të huajt, edhe kur koha e llogaritur bashkë është tri e më shumë vite e gjatë
Njerëzit me shtetësi të huaj pas shkurorëzimit me një shtetas/e zviceran/e mund ta ruajnë të drejtën e qëndrimit në Zvicër (vizën B) vetëm nëse kanë jetuar së paku tri vite me zviceranen/in e njëjtë.
Sipas vendimit të Gjykatës Federale, vitet e kaluara me dy martesa të njëpasnjëshme me shtetasin zviceran nuk mund të akumulohen (të numërohen së bashku) për të plotësuar afatin e nevojshëm prej tri vitesh.
Këtë vendim Gjykata më e lartë e Zvicrës e ka marrë duke iu referuar dy rasteve të veçanta: të një kosovari dhe rastit të një bengalezi. Të dy ata kanë qenë të martuar me nga dy gra zvicerane njëra pas tjetrës në një periudhë që, e marrë se bashku ka zgjatur tre vjet te secili.
Trupi gjykues i Gjykatës Federale prej pesë gjyqtarëve, me shumicë votash ka vendosur që dy martesat me gra të ndryshme nuk mund të jenë bazë për mbajtjen e lejes së qëndrimit për të huajt, edhe kur koha e llogaritur bashkë është tri e më shumë vite e gjatë.
Edhe pse të dy personat e përmendur kanë pasur dëshmi të integrimit të suksesshëm në shoqërinë e këtushme, Zyra për Migracion e Kantonit të Cyrihut atyre nuk kishte pranuar t`ua vazhdonte lejen e qëndrimit psi nuk i kishin plotësuar 3 vjet martesë me të njëjtën grua.
Kjo kishte qenë arsyeja që ata kishin bërë ankesë në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane.
Trupi gjykues i Gjykatës Federale prej pesë gjyqtarëve, me shumicë votash ka vendosur që dy martesat me gra të ndryshme nuk mund të jenë bazë për mbajtjen e lejes së qëndrimit për të huajt, edhe kur koha e llogaritur bashkë është tri e më shumë vite e gjatë.
Njëri nga gjyqtarët kishte mbrojtur qëndrimin se dy të ankuarve u duhej dhënë e drejta e vazhdimit të lejes B, pasi që ata e kishin plotësuar sipas tij kushtin bazë, tri vjet në martesë, edhe pse me dy gra të ndryshme. Sipas tij, në këtë pikë ligji përkatës ka një boshllëk nga i cili nuk bën të pësojnë palët.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës