Lajme
Gjykohen sulmuesit shqiptarë për sulmin terrorist në Turqi
Dy shqiptarët që u arrestuan pasi sulmuan forcat turke në kufi me Sirinë i përkasin grupimit terrorist “Shteti islamik i Irakut dhe Levantit”. Njëri prej tyre mendohet se ka edhe shtetësinë zvicerane
Dy të rinj të kombësisë shqiptare, një nga Kosova dhe një nga Maqedonia, dhe një shtetas gjerman janë vënë në pranga nga autoritetet turke, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e dy oficerëve turq dhe plagosjen e tre të tjerëve në qytetin Nigde në kufi me Sirinë. Të arrestuarve u është konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme armatimi.
Mediet turke, por edhe ato shqiptare në Ballkan, flasin se shqiptarët e arrestuar flasin rrjedhshëm edhe gjuhën arabe. Njëri prej tyre (Q.R.) sipas medieve turke rezulton të jetë me shtetësi zvicerane.
Mediet në fjalë thonë se tre personat e arrestuar janë pjesëtarë të grupimit, shteti islamik i Irakut dhe Levantit, grup ky që ka lidhje të drejtpërdrejta me Al Kaeden. Dy prej tyre janë arrestuar në një klinikë ku kanë shkuar për të marrë ndihmën mjekësore pas plagëve të marra gjatë përleshjes me policinë turke.
Vrasja e dy policëve ka irrituar popullatën vendase që ia kanë mësyrë klinikës me qëllim që t’i japin vetë dënimin dy terroristëve të plagosur. Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Alap, ka njoftuar se personi i tretë, i cili kishte arritur të largohej nga vendngjarja u arrestua.
Atyre u janë gjetur 7 bomba dore, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta dhe 2 thika ushtrie. Nuk dihet cili ka qenë qëllimi i tyre, që mund të dihet pas përfundimit të hetimeve. Shqiptarët, qe sipas autoriteteve turke luftonin ne Siri, po udhëtonin drejt Stambollit me një automjet të marrë me qira në provincën Hataj. Ata u kundërpërgjigjën me armë, kur forcat turke u bënë thirrje të ndalonin për kontroll.
Në një deklaratë për mediet kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan e përshkroi ngjarjen si një sulm të ndyrë terrorist. Ndërsa zëvendëskryeministri Beshir Atalaj e konsideroi atë si një tentativë nga jashtë për të tensionuar situatën parazgjedhore në vend.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih