Integrimi

Kosovari kundër avokatit të vet: i kërkon gjykatës t`ia anulojë ankesën

I ka shkruar Gjykatës Federale se e pranon vendimin e Gjykatës Kantonale për dënim me burg dhe se dëshiron që procedura e ankesës të anulohet

Ndodh edhe kjo: avokati kishte atakuar në Gjykatën federale, si shkalla më e lartë dënimin prej 4 vjet e 9 muaj burg të klientit të tij kosovar, të shqiptuar nga Gjykata e Kantonit në St. Gallen. Por, kosovari i shkruan Gjykatës Federale me ç`rast kërkon që ankesa e avokatit të shpallet e pavlefshme!

Ai i ka shkruar gjykatës në fjalë se e pranon vendimin e Gjykatës së Kantonit të St. Gallenit për dënim me burg dhe se dëshiron që procedura e ankesës të anulohet „pa pyetje”.

Ndërkohë në këtë komunikim me Gjykatën Federale inkuadrohet edhe avokati, i cili i shkruan asaj se letra e klientit të tij ishte një gabim dhe se ai vazhdon të mos pajtohet me dënimin e gjykatës së St. Gallenit. Tash edhe kosovari bëhet „pishman” dhe i bashkohet avokatit, duke pranuar se kishte gabuar me letrën e tij. Edhe ai tash dëshironte që Gjykat Federale ta përpunonte ankesën e tj, pasi që ai vazhdnte të kundërshtonte vendimin e gjykatës së qarkut.

Por, e gjithë kjo nuk piu ujë.Gjykata Federale e ka shpallur tashmë punë të kryer çështjen e ankesës dhe nuk i është ktyher më asaj.Në këtë mënyrë, vendimi i marrë më parë nga Gjkata e Qarkut e St. Gallenit shpallet e plotfuqishme. Një vendim i tillë arsetohet nga gjykata se kosovari në letrën e tij „e kishte shprehur qartë vullnetin e tij dhe kishte sqaruar se ai dëshironte të përmbyllej procedura”, gjegjësisht të hidhej poshtë ankesa e bërë nga avokati.

Pranimi vullnetar i veprës nga i akuzuari dhe tërheqja nga ankesa është veprim përfundimtar që nuk mund të kthehet mbrapa, edhe në rastet kur klienti e anashkalon avokatin e tij, thuhet në vendimin e Gjykatës feederale të Zvicrës.