Futboll
Notat e futbollistëve të Zvicrës për sezonin 2018/19
Notat e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Albian Ajetit dhe Admir Mehmedit
Edicioni 2018/2019 është drejt fundit ku do të zhvillohen edhe dy finale, por në të dyja finalet do të paraqiten yjet shqiptarë, si Xherdan Shaqiri me Liverpoolin kundër Tottenhamit dhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi me Arsenalin kundër Chelseat, shkruan albinfo.ch.
“Bluewin.ch” ka bërë vlerësimin e futbollistëve të Nati-t për sezonin e tyre që kanë pasur në skuadrat respektive. Notat janë nga 1 deri në 6.
Granit Xhaka u vlerësua me notën 5. Xhaka përsëri kishte kritika në Angli edhe në këtë edicion, por ka luajtur vazhdimisht në nivel të lartë, duke udhëhequr skuadrën londineze dhe Zvicrën, disa herë edhe si kapiten. Arsenali u rendit në vendin e pestë, por nëse fiton Ligën e Evropës, ku në finale përballet me Chelsean, sërish do të garojë në garën më të fortë për klube.
Xherdan Shaqiri u vlerësua me notën 4.5. Nëse ka luajtur, ai ka bindur gjithmonë. Por, nuk luajti shumë. Konkurrenca në Liverpool gjithashtu është e madhe, derisa ai ka pranuar edhe rol të ri pa shumë zhurmë. Në finale të Ligës së Kampionëve pritet të jetë në bankën rezervë, por mund të bëhet hero në fund, përcjell albinfo.ch.
Edhe Albian Ajeti u vlerësua me 4.5 për sezonin në Basel. Ai ka bërë debutimin e tij me Nati-n në shtator dhe ka bindur Petkoviqin me cilësitë e tij. Kundër Danimarkës u lejua të luajë nga fillimi. Në 43 ndeshje me Baselin, ai ka shënuar 21 gola dhe ka bërë 11 asistime, përcjell tutje albinfo.ch.
Admir Mehmedi është vlerësuar me 5 për sezonin e tij në Wolfsburg. Skuadra e tij edicionin e ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën e Evropës, që pakkush e kishte menduar, megjithatë, meritë ka edhe sulmuesi shqiptar. Ai ka bindur në anën sulmuese, por i ka ndihmuar skuadrës edhe në mbrojtje. Ai shënoi gjashtë gola në 26 paraqitje. Nëse nuk do të lëndohej, sigurisht se Petkoviq do të llogariste në të.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje