Integrimi
Dy serbë dhe një shqiptar kapen me 160 kg marihuanë
Vlera e kësaj sasie droge në shitje të lirë llogaritet rreth 1.6 milion euro.
eMe rastin e një kontrollimi të bërë në Schwechat, (Vjenë, Austri), policia ka kapur tre persona, dy shtetas serbë dhe një shqiptar, me dyshimin se janë marrë me tregti droge me shumicë. Me atë rast janë konfiskuar më shumë se 160 kilogramë marihuanë.
Policia këtë aksion e ka kryer më 12 mars por për shkak të hetimeve, lajmi është publikuar vetëm të shtunën, më 21 mars.
Te dy shtetasit serbë (37 dhe 48 vjeçarë) dhe një shqiptar (37) policia ka gjetur 23 kilogramë marihuanë në veturë. Por pas hetimeve plotësuese, ata kanë gjetur edhe 138 kilogramë të kësaj droge që ishte fshehur në një garazh, shkruan krone.at.
Vlera e kësaj sasie droge në shitje të lirë llogaritet rreth 1.6 milion euro.
Tre të akuzuarit ndodhen në burgun e hetimeve në Korneuburg.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër Pagat e shtetasve zviceranë janë statistikisht më të larta se ato të shtetasve të huaj, tregon...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira