Bota
Amsterdami, një prej qyteteve më mbresëlënëse në botë
Në vitin 2012, Amsterdami u rendit si qyteti i dytë më i miri në botë për të jetuar
Amsterdam është kryeqyteti i Holandës, i njohur për trashëgiminë e tij artistike dhe kanalet e ujit që kalojnë përmes ndërtesave. Është trashëgimi e shekullit të XVII, kohë kjo e njohur si Epoka e Artë e Amsterdamit.
Amsterdami është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Mbretërisë së Holandës me mbi një milionë e gjysmë banorë. Statusin si kryeqytet e ka të mandatuar me Kushtetutë, edhe pse selia e qeverisë është në Hagë.
Në Epokën e Artë, Amsterdami u ndërtua me plan urbanistik, u hapën shumë kanale dhe qyteti u bë një nga portet më të rëndësishme tregtare në botë. Gjatë kësaj kohe qyteti ishte qendër kryesore për financa dhe diamante.
Në shekujt e XIX dhe XX qyteti u zgjerua, u hapën tre kanalet kryesore, Prinsengracht, Herengracht dhe Keizersgracht, dhe shumë lagje të reja dhe rrethinat u ndërtuan me plan urbanistik, gjë që i lë përshtypje çdo vizitori derisa shikon Amsterdamin nga aeroplani.
Shumë institucione të mëdha holandeze kanë selinë e tyre në Amsterdam, por edhe shtatë nga 500 kompanitë më të mëdha botërore, përfshirë Philips dhe ING.
Si kryeqytet tregtar i Holandës dhe një nga qendrat kryesore financiare në Evropë, ky qytet konsiderohet edhe si “Qendra Botërore e Globalizimit”, transmeton ‘Scan’.
Në vitin 2012, Amsterdami u rendit si qyteti i dytë më i miri në botë për të jetuar. Aty ka jetuar edhe e famshmja Anne Frank, e cila mbante ditarin gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe artistët Rembrandt Van Rijn dhe Vincent van Gogh, si dhe filozofi i njohur Baruch Spinoza, përcjell albinfo.ch.
Lagjja më e njohur është Jordaan, ku dikur jetonte shtresa e mesme, ndërsa tashti aty jetojnë holandezët më të pasur. Kanali Rozengracht është arteria kryesore e trafikut nëpër lagje, ndërsa në të dy anët e tij ka shumë galeri, kafene dhe restorante.
Për jetë nate, Amsterdami është një prej qyteteve më mbresëlënëse në botë. Qyteti ka plot kisha e manastire të shekullit të XIII, shumë prej të cilave prej shekujsh janë shndërruar në objekte kulturore, galeri artesh dhe salla koncertesh. Qendra është trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO.
Pikë tërheqëse për turistët është edhe Vondelpark, ku ndodhet Kopshti Zoologjik, përplot elefantë, shimpanza e zebra. Aty afër është edhe Akuariumi Planetar, që po ashtu pret qindra mijëra vizitorë gjatë vitit.
Amsterdami ngjanë shumë me Venedikun, por është shumë më i vizituar sesa qyteti italian. Çdo vit aty shkojnë 10-15 milionë turistë të huaj, duke u renditur kështu si një nga qytetet më të vizituara në rruzullin tokësor.
Ata/ato që kanë viza, nuk duhet të mendohen. Fundjava në Amsterdam është e paharrueshme!
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje