Integrimi

Babë e bijë ngjiten në majën më të lartë në botë

Mrikë Nikqi arrin sukses të madh, duke u ngjitur në majën më të lartë botërore në moshën 17-vjeçare

Pasi kishin pushtuar disa maje botërore në kontinente të ndryshme, Arianit dhe Mrikë Nikqi, e kanë arritur synimin e madh, duke u ngjitur në majën më të lartë në botë, Everest, shkruan albinfo.ch.

Everesti është 8848 metra, derisa Mrikë, arriti sukses të madh si 17-vjeçare. Më herët nga Kosova në malin më të lartë në botë ishin ngjitur edhe Uta Ibrahimi dhe Arineta Mula.

“Mrikë Nikqi si 17 vjeçare, njëherësh alpinistja më e re nga të gjithë pjesëmarrësit botëror në Ekspeditën Everest 2019, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babanë Arianit Nikçi, sot me datën 27 Maj në ora 6:10 ( ora lokale e Nepalit) të mëngjesit realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë Mt. Everest 8848 led.”, shkruhet në një njoftim në rrjetet sociale.

http://mrikasevensummits.com/2019/05/27/everest-2019/?fbclid=IwAR2n_hy76SbaUfDHSFXlyBn8aClltqhhB0PJn8Lzwq9sFqjwvhNo-3YKi_o