Futboll

Ambasada e Kosovës, pjesë e turneut të futbollit në Panama

Në Klubin e Sportit të Panamasë është bërë hapja solemne dhe prezantimi i 24 ekipeve pjesëmarrëse në turneun diplomatik të futbollit Kupa e Paraguajit 2019.
Ekipet pjesëmarrëse përfaqësojnë Ministrinë e Jashtme të Panamasë si dhe misionet diplomatike të vendeve të ndryshme të akredituara në Panama, përfshirë edhe Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Ky turne treditor ka nisur me 24 dhe përfundon sonte. Turneu organizohet për të tretën herë me radhë nga Ambasada e Paraguait në Panama, ndërsa ekipi i Ambasadës së Kosovës bën pjesë në Grupin B, ku do të ndeshet me ekipet e Panamasë, Kilit, Italisë, Holandës dhe Koresë së Jugut.