Kosova
Prodhimet bimore të Llapit, pritet të shiten në tregun zviceran
Më 24 dhe 25 maj në Prishtinë është mbajtur Konferenca Ekonomike e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, shkruan albinfo.ch.
Kjo konferencë mblodhi biznesmenë nga diaspora e Kosova, disa prej të cilëve edhe arritën marrëveshje bashkëpunimi.
Në këtë konferencë nuk munguan as bizneset shqiptare të Zvicrës. Qamil Isufi, kryetar i degës së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, në një prononcim për albinfo.ch ka treguar se nga Zvicra kanë marrë pjesë rreth 28 biznese.
Madje, disa prej tyre, në bashkëpunim me disa prodhues nga Llapi, po përgatiten që disa prodhime të Kosovës t’i plasojnë në tregun zviceran. Ai ka thënë se tashmë janë në finalizim të marrëveshjes.
“Kryesisht kemi pasur biseda me dy grumbulles të bimëve, të çajit, dhe jemi duke biseduar se çfarë mund të bëjmë për tharjen dhe përpunimin e bimëve për t’i bërë të gatshme për konsum për tregun zviceran”, ka njoftuar Isufi.
Ai po ashtu ka njoftuar për arritjen e një bashkëpunimi të dytë, për tregtimin e produkteve bujqësore në Zvicër. Isufi ka kërkuar nga prodhuesit vendor cilësi të produktit dhe të paketimit, në mënyrë që të jenë më të pranueshme në tregun e Zvicrës.
Tutje ai ka shprehur gatitshmërinë e bizneseve shqiptare nga Zvicra për të bashkëpunuar dhe investuar në Kosovë, por sipas tij, proceset po iu marrin shumë kohë. “Në ditët e sotme, koha është para, koha është gjithçka, dhe këtu, më vjen keq që e them, por këtu më së paku vlerësohet koha”, ka thënë ai.
Isufi ka thënë se ky rrjet i bizneseve shqiptare në Zvicër po synon një bashkëpunim reciprok, me qëllim edhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Mërgata, përmes formës së rrjetizimit, si qëllim ka që në një të ardhme të afërt, të mos jemi më vetëm ‘bankomati’ i Kosovës, por të krijojmë bashkëpunim të ndërsjellë që të kemi përfitime të dy palët”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, aktivitetet e tilla si kjo konferencë ekonomike, Isufi i ka cilësuar mjaft të rëndësishme për të dy palët, bizneset e diasporës dhe ato të Kosovës.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje