Integrimi

Krijohet rrjeti i bizneseve të diasporës në Benelux dhe Francë

Në vazhdën e aktiviteteve të saj, Ministria e Diasporës, me qëllim të fuqizimit dhe lidhjes të bizneseve të diasporës, organizon takimin për krijimin e rrjetëzimit të bizneseve të diasporës në vendet e Benelux-it dhe në Francë

“Përfaqësuesit e bizneseve të Diasporës ftohen të marrin pjesë në këtë forum, i cili do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve me bizneset e tjera, mundësinë e krijimit të lidhjeve të reja me bizneset e diasporës anembanë botës, si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MeD-it.

Deri tani rrjetëzime të bizneseve janë themeluar në Zvicër, Gjermani, Austri, Nju-Jork, Itali, Slloveni e Kroaci.

Forumet e parapara do të mbahen:
Për vendet e BeNeLux-it më 22.03.2014, prej orës 12:00 – 14:00, në
Hotel Ramada, Ramada Brussels Woluwe, Avenue des Pléiades 67 – 69, 1200 Bruksel.

Në Paris më 23.03.2014, prej orës 12:00 – 14:00.
Adresa: AUBERGE DE LA BUTTE, 8, rue de la Butte aux Cailles, Paris, Francë