Futboll

Kosova, me 3 mungesa kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë

Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala janë tre mungesat për ndeshjet e qershorit

Kosova në futboll gjatë muajit qershor do të luajë dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Në të dy ndeshjet ‘Dardanët’ janë mysafirë dhe do të mundojnë të arrijnë rezultate pozitive. Në kualifikime Kosova ka një pikë, barazimi ndaj Bullgarisë në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.

Për dy ndeshjet e qershorit, Kosova do të ketë tri mungesa. Valon Berisha që një kohë të gjatë është jashtë fushave të gjelbra. Berisha po vazhdon të rikuperohet që e kishte pësuar në stërvitje te Lazio.

Lëndim më të rëndë kishte pësuar Hekuran Kryeziu, i cili u lëndua në Zurich, dhe vështirë se do të kthehet edhe në ndeshjet tjera kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Së fundi është lënduar edhe Herolind Shala në Norvegji dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e qershorit.

Gjithsesi për këto takime pritet të debutojë Florent Hadërgjonaj.