Integrimi

Kandidatja shqiptare, në garë për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit grek

Greqi, edhe pse zyrtarisht vendi është heshtje parazgjedhore, shtabet e kandidateve në zgjedhjet lokale vazhdojnë punën për informuar votuesit për mënyrën dhe vendit e votimit. 

Në këtë proces të shumëfishtë zgjedhor, partitë politike, por edhe kandidatët kanë shpalosur projektet e tyre nëse do te dalin fitues nga gara. 

Kandidatja për Këshillin Bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba, thotë se stafi i saj po punon intensivisht për të sqaruar bashkatdhetarët për mënyrën e votimit, por edhe se ku ata do të votojnë. 

Ajo shprehet optimiste, pasi siç thotë, projekti i saj  Bashkinë e kryeqytetit helen parashikon mbështetje për shtresat nevojë, siç janë banesa sociale, kuota punësimi  Bashki për shtetasit shqiptarë banojnë kryeqytetin helen dhe ndërtimin e një qendre kulturore për emigrantët shqiptarë atje, përcjell albinfo.ch. 

“Dita e nesërme është më e rëndësishme për të gjithë ne. Bashkia e Athinës parashikon mbështetje edhe për shqiptarët. Siç janë banesa sociale, qendrat kulturore për të gjitha festat tona. Shqiptarë përbëjnë 5 % të popullsisë, çka na jep mundësinë për të kërkaur edhe punësim në Bashki”, tha për Top Channel kandidatja për Këshillin Bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba.