Kosova
Ambasadori amerikan kritikon Gjykatën Themelore për rastin e lirimit të Sami Lushtakut
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas lirimit nga akuza për korrupsion të Sami Lushtakut në rastin e njohur si KEK.
Kosnett, që njihet për qasjen kritike ndaj sistemi të drejtësisë në Kosovë, ka shkruar në rrjetin social Twitter, duke thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës duhet të mbajë seancat dëgjimore në kohën e duhur, e jo pasi të kalojë afati ligjor për gjykimin e lëndës.
“Gjykata Themelore e Prishtinës së fundmi ka liruar disa persona në rastin korruptiv të KEK-ut, duke përmendur vjetërsimin e lëndës. Gjykatat duhet t’i mbajnë seancat me kohë. Drejtësia mund të arrihet vetëm kur rastet të dëgjohen PARA vjetërsimit të lëndëve”, ka thënë Kosnetti, raporton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Kujtojmë se Prokuroria kishte ngritur aktakuzë për korrupsion për tenderin e më shumë se 6 milionë euro për sigurimin fizik të objekteve të KEK-ut.
Sipas aktakuzës, Korporata Energjetike ishte dëmtuar nga kjo kontratë.
Ish-kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtaku, Gjykata Themelore e Prishtinës të hënën e kësaj jave e ka liruar nga akuza për shtytje për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
I pafajshëm për akuzën “keqpërdorim i pozitës zyrtare ose të autorizimit”, është shpallur edhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj.
Të akuzuar në këtë rast ishin edhe Hysni Hoxha, Driton Pruthi, Azem Duraku, Esat Tahirit dhe Milazim Lushtaku.
Prokuroria pretendonte se të pandehurit kanë bashkëpunuar për t’i mundësuar dhënien e kontratës kompanisë së sigurimit “Security Code”, pjesë e konsorciumit me kompaninë “WDG”.
Kontrata prej më shumë se 6 milionë e 100 mijë euro ishte nënshkruar për periudhën dyvjeçare.
Pronar i kompanisë që kishte fituar tenderin ishte Milazim Lushtaku, kushëri i Sami Lushtakut.
Në këtë rast hetimet kishin filluar më 2012-n nga prokurorë të EULEX-it, ndërkaq rasti pastaj ishte transferuar te vendorët.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra