Muzikë

Dua në gala-mbrëmjen e bamirësisë në Cannes

Në Cannes u mbajt gala-mbrëmja e përvitshme bamirëse “amfAR AIDS”, e cila ndiqet nga një numër i madh i yjeve të showbizit.

 

Sivjet, mbi qilim të kuq parakaluan personalitete të famshme, të tillë si Kris dhe Kendall Jenner, Eva Longoria, Dua Lipa, Pamela Anderson, Antonio Banderas, Rebel Wilson dhe të tjerë, transmeton albinfo.ch.

 

Edhe këtë vit, kjo ngjarje e bamirësisë përfshiu shitjen në ankand të veprave të mëdha të artit, modës dhe të tjera, duke grumbulluar shuma të mëdha të hollash të cilat shkojnë për hulumtimet në gjetjen e kurës për sëmundjen vdekjeprurëse SIDA.

 

Ngjarja u drejtua nga aktori i njohur komik Chris Tucker, derisa për pjesën argëtuese të mbrëmjes ishin përkujdesur yje e muzikës Mariah Carey dhe Tom Jones.