Integrimi

Hapet thirrja për Festivalin e Fëmijëve nga Diaspora

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë (MDIS) ka hapur thirrjen për të interesuarit për pjesëmarrje në Festivalin e Fëmijëve nga Diaspora, shkruan albinfo.ch.

Ky festival, që do të mbahet gjatë datave 22-24 korrik 2019, do t’iu japë mundësi fëmijëve nga diaspora që të shprehin talentet e tyre në art, muzikë, folklor e vallëzim.

Nga MDIS kanë njoftuar se afati për aplikim është i hapur deri më 28 qershor 2019, përcjell albinfo.ch.

Ata po ashtu kanë njoftuar se ditën e parë festivali do të hapet në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, dhe njëherësh u kanë bërë thirrje mësuesve dhe shoqatave që të fillojnë me përzgjedhjen e fëmijëve.

Në kuadër të këtij festivali do të mbahet edhe një ekskursion njëditor me fëmijët nga diaspora shqiptare.

Ftesën nga MDIS e gjeni duke klikuar këtu.