Kosova

Caritasi zviceran mbështet fermerët kosovarë

 Caritasi zviceran ka mbështetur 30 fermerë përfitues me paketa granti për kultivimin e mjedrës, dredhëzës, boronicës dhe bimëve aromatike mjekësore nga komunat e Prizrenit, Deçanit, Pejës, Mitrovicës, Vitisë dhe Kamenicës.

Janë shpërndarë materialet thelbësore si fidanë, sisteme të ujitjes, shtylla betoni, rrethoja, plehra dhe preparate mbrojtëse, duke u mundësuar fermerëve të vegjël kultivimin e produkteve në përputhje me standardet e kërkuara për prodhimtarinë bujqësore.

“Për herë të parë në Kosovë janë dorëzuar paketa granti të kompletuara dhe të përbëra nga të gjitha materialet e nevojshme për kultivim, mbrojtje, korrje dhe trajnime duke lehtësuar punën e fermerëve që të fokusohen kryesisht në prodhimin cilësor”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.

Paketat e granteve mbulohen 50% nga Caritasi zviceran, 35% nga komunat dhe 15% nga fermerët.